Home » Karuseli by Fatos Kongoli
Karuseli Fatos Kongoli

Karuseli

Fatos Kongoli

Published 2007
ISBN :
Paperback
279 pages
Enter answer

 About the Book 

Albana Progri, e sapo diplomuar si farmaciste, është vajza e një ambasadori. E bukur, e përkëdhelur, e mësuar me një jetë të qetë dhe me adhurues të shumtë, befas gjendet në syrin e një cikloni. Midis adhuruesve të saj është edhe një personazh iMoreAlbana Progri, e sapo diplomuar si farmaciste, është vajza e një ambasadori. E bukur, e përkëdhelur, e mësuar me një jetë të qetë dhe me adhurues të shumtë, befas gjendet në syrin e një cikloni. Midis adhuruesve të saj është edhe një personazh i zymtë, i vetëquajtur Edmond Dantes. Në pamundësi për të fituar dashurinë e vajzës, ky tip i ndërlikuar, inskenon një situatë absurde, të papërballueshme nga nervat e dobta të vajzës. Por a është vërtetë adhuruesi i sëmurë shkaktar i dramës së Arbana Progrit?Në këtë roman, i dyti në ciklin prej nëntë romanesh të autorit, që fillon me “Ne të tre” (1965) dhe mbërrin te “Jeta në një kuti shkrepsesh” (2007), Kongoli na jep mjeshtërisht një tablo të jetës në Tiranën e mesit të viteve ’80. Me monotoninë, vrazhdësinë, artificialitetin e një realiteti të ndrydhur.Një libër i jashtëzakonshëm, ku veçanërisht lexuesit e rinj do të gjejnë shumëçka për një epokë që e njohin pak, përmes një metafore domethënëse: Karuseli.